Ka ndodhur

Shkeli masat anti-Covid, gjobitet me 5 mln lekë ministri Blendi Klosi

Ministri Blendi Klosi gjobitet me 5 milionë lekë, pasi ka thyer masat anti-covid gjatë një takimi në qarkun e Beratit.

“Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin B. K., përfaqësues i një subjekti politik, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 ‘Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, policia ka ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin K. H., pronari i subjektit, pasi ka lejuar zhvillimin e këtij aktiviteti në subjektin në pronësi të tij, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ndër të tjera, Policia e Beratit u bën apel të gjithë qytetarëve, pronarëve dhe administratorëve të lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë