Rend dhe Ligj

Shkelen urdhrin, gjobiten 165 qytetarë

Pasi qeveria ashpërsoi masat edhe për këmbësorët, duke i lejuar të dalin vetëm në dy orare, 08:00-10:00 dhe 16:00-18:00, Policia e Shtetit me anë të një njoftimi për mediat thotë se prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar 165 shtetas.

Policia thotë se këta shtetas kanë marrë gjobë prej 10.000 lekësh, pasi nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë