Rend dhe Ligj

Shkelën urdhrin e lëvizjes, ndëshkohen 81 qytetarë në 24 orë

Pas ashpërsimit të masave nga qeveria për të parandaluar përhapjen e Covid-19, policia ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin dhe ka ndëshkuar 18 shoferë dhe 81 qytetarë, duke lëvizur pa ndonjë arsye.

Policia thotë se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë evidentuar 18 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Po ashtu, policia ka ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 81 shtetas, të cilët kishin dalë pa ndonjë arsye për të lëvizur gjatë paradites dhe kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësit të Policisë për të hyrë në banesë, si dhe 200 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, në orët e pasdites, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, është ndëshkuar me 700 000 lekë, 1 shtetas, pasi është kthyer nga një vend i prekur nga COVID-19 dhe nuk është gjetur në ambientet e banesës së tij, gjatë kontrollit të bërë nga punonjësit e Policisë.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

Policia apelon për qytetarët se edhe në ditët në vazhdim nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

Ndër të tjera, policia thotë se “për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa”.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/522579211789815/?__xts__[0]=68.ARDAzBAsu4gyZjZcrLSF91v0XCUcmcEI-YiNPfCG9Z_mATfUOq1q9Hy8AIOYGLK56DzDXJkYlnGW5Qyfvn79KluODRlMCE9ofe8DvQskkj-wvW-AAqDhWLVblS27RQIn41JCzjxW5ItWYtuUCejdH4VyygQ6Zw_7atmYVX4nid4viNkMMSKPwxIatBV93CJafOvwxsha6w-YQMWaZhcN_7XnPw0ivlZ5zRYgWEKQHmrO91WeAoqwDNyj238ueIELYHPY0bh2ED9fup-rPHtfTdfPKheVx8atP24LObSaAA0pNMhgLAApYUF7AmNJvQ3Wddehuh-Zi1XtfuUzScBxaRoU56PWF102Wr8YVQ&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë