Lajme

Shkarkohet prokurori i Tiranës, Dritan Rreshka

Kreu i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka nuk ka mundur të kalojë dot Vettingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka shkarkuar nga detyra për mosjustifikim të pasurisë.  

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja dhe Xhensila Pine.

Drejtuesi i Komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme zotëron dy katet e një banese të ndërtuar me të ardhurat nga puna dhe nga emigracioni.

Mirëpo, sipas raportit të KPK, për këtë ka mospërputhje të sipërfaqes me vlerën. Ai u emërua disa muaj më parë nga kryeprokurorja Arta Marku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë