Lajme

Shkarkohet Prokurori i Apelit

Prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloci është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk kaloi Vettingun.

Nga analiza e bërë në deklarimet në vite dhe dokumentacioni i siguruar nga KPK kishte mospërputhje. Prokurori si fillim është shprehur se për blerje përdori paratë që përfitoi nga shitja e shtëpisë në Elbasan, ndërsa në deklaratën e vetingut thuhet se e bleu me kredi. Ndërkohë, ka edhe mospërputhje për sipërfaqen si dhe për burimin e të ardhurave, me të cilat ka blerë dyqanin.

Vetë prokurori kishte deklaruar se apartamentin e kishte blerë me paratë e përfituara në lotari sportive dhe dy hua, ndërsa më pas ai tha se e kishte blerë pas shitjes së banesës në Elbasan.

Sipas IDKPI, gjyqtari Kaloçi nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, pasi ka mospërputhje me deklarimet në vite.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë