Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren Rovena Gashi.
Ndërkohë që është dhënë vendimi, prokurorja nuk ka qenë e pranishme.
KPK ka vendosur shkarkimin e saj pasi nuk justifikon pasurinë, nuk ka burime të ligjshme si dhe ka bërë deklarim të pasaktë. Rovena Gashi, ish-drejtuesja e njësisë për dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe krahu i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, nuk ka arritur të kalojë sot Vettingun.
Ajo më herët bojkotoi edhe seancën dëgjimore, ku me anë të një letre pretendonte se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer shkelje ndaj saj dhe si dhe vendimi për të është marrë 8 muaj më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.