Lajme

Shkarkohet nga detyra prokurori i Tiranës, Ndini Tavani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Ndini Tavani, i cili ishte kandidat edhe për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.
Hetimi për të u krye në të tria kriteret e rivlerësimit, në atë të pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës.
Gjatë hetimit administrativ, mësohet se komisioni ka konstatuar pamjaftueshmëri dhe mungesë të burimeve financiare për pasuritë e deklaruara nga Tavani.
Të ardhurat e deklaruara nga prokurori, Komisionit i kanë rezultuar më pak se çka deklaruar subjekti.
Gjithashtu nga raporti i Komisionit rezultuan edhe probleme në pastërtinë e figurës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë