Lajme

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Lushnjës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Lushnjës, Çlirim Shahini.
Trupa gjyqësore e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine, pas hetimit të zhvilluar ndaj tij vendosën shkarkimin e prokurorit Shahini, i cili kishte dhe një karrierë të gjatë në organin e akuzës.

Çlirim Shahini e ka nisur karrierën në sistemin e Prokurorisë fillimisht si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai është emëruar prokuror në Sarandë në vitin 2004 dhe e ka ushtruar funksionin atje deri në vitin 2016, ku me dekret të Presidentit të Republikës u transferua si drejtues i Prokurorisë së Lushnjës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë