Ka ndodhur

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Mariana Shegani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Mariana Shegani.

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Mariana Sehgani (Dedi) u përball me trupën gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pak më ditë më parë.   

Trupi gjykues i KPK-së përbëhej nga Suela Zhegu kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Firdes Shuli anëtare.

Trupa gjykuese ka konstatuar një numër problemesh me deklarimin e pasurisë së subjektit, përfshirë mungesë burimesh të ligjshme për asetet e paluajtshme, mosdeklarim të detyrimeve financiare ndaj personave të lidhur, si dhe balanca negative në analizën e burimeve për pasuritë e luajtshme.

Ndërkohë, ajo u vlerësua pozitivisht për sa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Gjyqtarja ka një karrierë të gjatë tri dekada në Gjykatën e Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë