Ka ndodhur

Shkarkohet nga detyra drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Shkodrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Brahim Dragjoshi.

KPK i ka gjetur probleme sa u takon pasurisë e pikërisht burimeve për shtëpinë e tij në Paskuqan.

KPK gjeti me probleme edhe mënyrën e përvetësimit të tokës nga ana e këtij subjekti.

Brahim Dragjoshi ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej gati dy dekadash e ushtron funksionin e tij në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës.

Ai e ka drejtuar Prokurorinë e Apelit Shkodër në vitet 2010-2014, për t’u rikthyer si drejtues i komanduar në vitin 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë