Ka ndodhur

Shkarkohet Kiço Londo, emërohet Altin Basha në Teatrin Kombëtar Eksperimental

Shkarkohet nga detyra drejtuesi i Teatrit Kombëtar Eksperimental, regjisori Kiço Londo.
Në vend të tij është emëruar Altin Basha, ish-drejtues i spektaklit “Portokalli”.
Vendimi i qeverisë është firmosur nga zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare.
“Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,
Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli””, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Regjisori Altin Basha ka qenë një nga mbështetësit e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë