Lajme

Shkarkohet gjyqtari i lartë, Artan Broci

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Artan Broci.

Broci nuk ka qenë i pranishëm gjatë dhënies së vendimit.

Javën e kaluar në seancën dëgjimore u skanuan karriera e gjyqtarit, pasuritë dhe aftësitë profesionale. Pati diskutime në lidhje me pasurinë e tij.

KPK zbuloi se gjyqtari i lartë kishte probleme me pasuritë për mënyrën si ishte investuar për ndërtimin e një shtese të apartamentit në Tiranë. Më tej, KPK-ja hodhi dyshime për mënyrën si ishte blerë e shitur një apartament në Rrashbull.

Gjithashtu  zbuloi edhe dhënien me qira të një ambienti pranë Shallvareve, të ardhura këto që nuk ishin deklaruar.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë