Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai që është njëkohësisht kandidat në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në seancën dëgjimore që u zhvillua ditën e enjte, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar se Abdullai nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë.
Por, problemet më të mëdha për gjyqtarin e Tiranës janë zbuluar te bashkëjetuesja e tij. Gjyqtari ka deklaruar se është investitor në fondin e pensioneve, në një bankë të nivelit të dytë, por nuk ka deklaruar se edhe bashkëshortja e mamaja e tij, janë aksionere në të njëjtën shoqëri.
Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari u justifikua se bashkëjetuesja e tij paratë i ka nga bizneset dhe trashëgimi nga familja.
Gjithashtu, KPK ka konstatuar se gjyqtari i Tiranës ka liruar një të burgosur të arrestuar për drogë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.