Lajme

Shkarkohet drejtori i kompanisë Albpetrol, Kastriot Bejtaj

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shkarkuar nga detyra drejtorin e kompanisë Albpetrol, Kastriot Bejtaj. Ky I fundit është një gjeofizikant i njohur, ish-drejtues i SHELL dhe Petromanas.

Dyshohet se shkak i ndryshimit të drejtorit është tenderi me vlerë 2.5 miliardë lekë të rinj për 75 mijë tonë naftë bruto.

Në vend të tij është emëruar Dritan Spahiu, i cili ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Marrëveshjeve për Hidrokarburet në Ministrinë e Infrastrukturës.

Bejtaj u emërua në krye të “Albpetrol” në janar të 2018, pas largimit të drejtorit të mëparshëm, Endri Puka. Menjëherë pas marrjes së detyrës, ministrja Balluku shkarkoi disa drejtorë të rëndësishëm, ku i pari në listë ishte kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro, i akuzuar nga opozita për skandalin e “Unazës së Madhe” të Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë