Lajme

Shkarkohet Afrim Qendro, ish-ministrja Qato në krye të ARRSH

Shkarkohet nga detyra kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro dhe se në vend të Qendros do të jetë ish-ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato.
Qendro ka qenë një nga emrat e përfolur kohët e fundit, pas skandalit me “DH Albania”. Ish drejtori i ARRSH Qendro ka mohuar kategorikisht se ka shkelur ligjin për tenderin dhe është shprehur para prokurorëve që po hetojnë çështjen se ka zbatuar vetëm ligjin.

Për skandalin me "DH Albania" dha dorëheqjen edhe drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci. Kjo pasi kjo firmë mori tenderin prej 12 mln eurosh për një linjë energjitike. Pas daljes së fakteve, tenderi u anulua.

Skandali me kompaninë Dunwell Haberman, nisi me shpalljen fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe, por aktiviteti ndërtimor i kësaj kompanie u pezullua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pas publikimit të dokumenteve ne media.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë