Lajme

Shkarkimi i Sevdarit, Arta Marku rihap garën në KLP

Pas shkarkimit nga detyra të prokurores dhe anëtares së KLP, Antoneta Sevdari nga Kolegji i Posaçëm Apelimit, Prokuroria e Përgjithshme ka shpallur vakancën për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në vendimin e firmosur nga Arta Marku, anëtari i ri i KLP do të plotësojë vendin e mbetur vakant pas shkarkimit të Sevdarit.
Arta Marku u ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve që të dorëzojnë aplikimet për këtë vend vakant brenda 15 ditëve, ndërsa aktualisht KLP është me 10 anëtarë.

Prokurorja Sevdari kaloi pa probleme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por Komisioneri Publik deklaroi se vendimi i Shkallës së Parë është marrë pa u bërë fillimisht një hetim i thelluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë