Besim Hajdarmataj ka folur për BIRN në lidhje më shkarkimkin e tij nga drejtimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Hajdarmataj u shpreh se “Motivacioni nuk ishte shumë i qartë por besoj se kishte të bënte me dhënien e një hovi të ri apo impulsi më të madh të punës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ishte një urdhër që më shkarkonte mua nga ana e drejtimit të prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe në zbatim të tij, tani i bie që unë jam një prokuror i thjeshtë në këtë prokurori dhe normalisht do të vazhdoj punën time me dosjet për të cilat jam i ngarkuar të hetoj, deri në momentin që mund të ketë ndonjë urdhër tjetër për transferimin apo komandimin tim në ndonjë institucion tjetër”.
Ish Kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Hajdarmataj u shpreh se e vetmja dosje që ishte përfshirë drejtpërdrejt në hetime, ishte ajo e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por nuk dintë të thoshte me cfarë kishte lidhje shkarkimi i tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.