Lajme

Shkarkime dhe shkrirje sektorësh në polici

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka firmosur urdhrin për ndryshimin e strukturave në drejtoritë vendore të policisë në qarqe që do të sjell edhe shkurtime .

Sipas strukturës së re çdo drejtori vendore do të ketë një drejtor dhe 2 nëndrejtorë, ndërkohë disa prej sektorëve ekzistues do të shkrihen në një të vetëm.

Do të shkrihen tre sektorët e hetimit dhe krijohet sektori i vetëm që do të mbulojë çështjet e drogës, trafiqeve të paligjshme dhe krimit ekonomik. 

Sektori i rendit do të ketë Sallën Operative Sektorin e Rendit dhe atë të Qarkullimit rrugor. Gjithashtu mësohet se do të zgjerohet kompetenca e e komisariateve të cilët do të merren edhe me veprën penale të vrasjes e cila më parë i kalonte drejtorive. Mes shumë ndryshimesh edhe policia Rrugore do të ketë varësi seksionet e Policisë Rrugore duke mos pasur varësi nga komisariatet siç ishte më herët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë