Vende dhe Udhetime

Shkallët norvegjeze, kur rruga është më emocionuese se destinacioni

Shumë njerëz nuk e dinë që Norvegjia është kryeqyteti botëror i shkallëve të jashtme: shkallë prej druri dhe betoni të projektuar në mënyrë të shkëlqyer që të çojnë në pamjet më të bukura të vendit.

Shumë lart, mbi gjithë qytetet, liqenin dhe pemët me gjelbërim të përhershëm është një platformë shkëmbore natyrore, në formë drejtkëndëshe, që duket e bërë nga një Zot norvegjez.

Rruga për të arritur atje ngushtohet në çdo shkallë deri në fund kur pret të shembet nga momenti në moment. Çdo njeri që ka shkelur aty e ka të vështirë të qëndrojë stoik, i patrembur.

Në shumë mënyra, vendndodhja dhe pamjet sublime të Preikestolen, ose Pulpit Rock, pranë Stavanger në jugperëndim të Norvegjisë janë të parëndësishme, sepse ajo që është e rëndësishme është udhëtimi për të arritur atje. Është një rrugë me shkallë guri të projektuar dhe mirëmbajtur mirë, e cila është po aq e mrekullueshme sa vetë pamja në fund.

Ka një bukuri të lashtë në shkallë dhe vjen nga fakti se Preikestolen, si gati 300 projekte të tjera të shkallëve prej guri natyror në Norvegji, të ndërtuara gjatë dy dekadave të fundit është krijuar nga komunitetet nepaleze që jetojnë në hijet e mali Everest.

Ishte një kohë kur shtigjet malore të Norvegjisë do të shihnin vetëm një pjesë të vogël të vizitorëve vendas. Por mediat sociale kanë ndryshuar të gjitha këto dhe gjatë dekadës së fundit, vendi ka parë një rritje të madhe të turistëve, të interesuar për gjithë udhëtimin dhe vendin që kanë parë në Instagram.

Në të vërtetë, Preikestolen është tani ndër shtigjet më të ecura në Norvegji, me rreth 331,000 vizitorë që arritën majën në 2019. Vitin e kaluar, pavarësisht se Norvegjia mbylli kufijtë e saj ndërkombëtarë për shkak të Covid-it, pika turistike arriti të tërheqë 183,000 vizitorë dhe Lysefjorden Utvikling, agjencia e turizmit të zonës, parashikon që shifra do të arrijë në 600,000 brenda pak vitesh. Kjo do të thotë se 1.2 milionë këpucë që marshojnë lart e poshtë çdo vit si dhe mënyra se si njerëzit i qasen këndvështrimeve në majë të malit si Preikestolen po ndryshon. Dhe, deri më tani, të ashtuquajturat shkallët Sherpa janë zgjidhja më e mirë. Ndryshe nga shtigjet normale të ecjes, ato janë konceptuar për të reduktuar numrin e aksidenteve dhe problemeve të tjera (duke e bërë më të sigurt ecjen) dhe janë krijuar për të ndihmuar në parandalimin e erozionit dhe ‘forcimin e marrëdhënieve midis vizitorëve dhe tokës përreth tyre’. Ato gjithashtu mund të përballojnë të gjitha format e motit. Në heshtje, shkallët janë monumente të një plani kombëtar ambicioz për ta bërë më të qëndrueshëm eksplorimin në natyrë.

"Shkallët Sherpa ose shkallët prej guri janë një nga mjetet e shumta për të lehtësuar jetën norvegjeze në natyrë", tha Torgeir Nergaard Berg, këshilltar për Shoqatën Norvegjeze Trekking.

"Në zonat me shumë vizitorë, kjo është përgjigja e duhur. Për shumë, shkallët prej guri mund të ulin pragun për të përjetuar natyrën, gjë që është e rëndësishme për të forcuar shëndetin publik".

Truri pas këtij eksperimenti të guximshëm është Geirr Vetti, një fermer 60-vjeçar, drejtor i Stibyggjaren, një kompani inovative e ndërtimit të shtigjeve i cili tregon se idenë e tij për të bërë Sherpas i erdhi për herë të parë në ëndërr 20 vjet më parë.

"U zgjova papritmas dhe mendova se do të ishte një ide brilante", tha ai i emocionuar.

"Unë kurrë nuk kisha qenë në Nepal në atë kohë, por m'u kujtua një ekspeditë norvegjeze në malin Everest dhe disa nga emrat e udhërrëfyesve kishin mbetur në kujtesën time kështu që me një punë detektive, i gjurmova dhe u shkrova letra”.

Fakti që grupi i punës janë alpinistë elitë dhe ekspertë për të punuar në kushte të vështira malore, i bën ata ndërtuesit e përsosur të shtigjeve, dhe sot Vetti mbështetet në një grup prej rreth 120 sherpas të guximshëm.

Ai thotë se biznesi i tij po lulëzon pavarësisht nga pandemia e koronavirusit. Këtë verë, 39 ndërtues mbërritën për të punuar në 20 projekte në të gjithë vendin. Thirrje për të ndërtuar projekte të ngjashme kanë ardhur gjithashtu nga e gjithë bota si Suedia, Ishujt Faroe dhe Lindja e Mesme. Edhe pse ka 80 kontrata të anuluara gjatë 18 muajve të fundit për shkak të Covid-it, viti 2022 do të jetë viti më i ngarkuar i Stibyggjaren deri më tani.

“Çdo mal dhe çdo shteg është i ndryshëm dhe ka sfidat e veta”, tha Vetti. "Por Sherpat janë pothuajse mbinjerëzorë, pasi kanë evoluar për të zotëruar punën në lartësi. Ata po japin gjithashtu një kontribut të paçmuar dhe të vazhdueshëm në trashëgiminë malore të Norvegjisë".

Organizatori i përgjithshëm Nima Nuri Sherpa, nga komuniteti pa rrugë dhe i lidhur ngushtë i Khunde në distriktin Solukhumbu të Nepalit, po punon në Alpet Lyngen në lindje të Tromsø për të inauguruar një shteg të ri malor me shtatë të tjerë nga i njëjti fshat. Gjatë një muaji, ekipi i tij po krijonte më shumë se 400 shkallë, të bëra nga deri në 500 tonë gurë lokalë dhe manovronte çdo pllakë prej një ton me dorë, pasi ato ishin hedhur në natyrë me helikopter.

"Komunitetet tona gjithmonë kanë transportuar gjithçka brenda dhe jashtë rajonit tonë vetë dhe këto janë përcjellë nga çdo brez", tha Nuri Sherpa,

Puna e tyre ka ndikim edhe më të madh për Sherpas në Solukhumbu: që nga fillimi i projektit, shkollat ​​dhe një spital mundën të ndërtoheshin në Khunde dhe Khumjung fqinjë, ndërsa të ardhurat derdhen vazhdimisht në komunitetin e gjerë për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien sociale. Për këtë, Sherpas, aq të frymëzuar nga projektet e tyre norvegjeze, kanë ndërmarrë punë të ngjashme në shtigjet që lidhin së bashku mbretërinë e tyre malore.

Ndërsa Preikestolen ka të bëjë me pamjet e platformës shkëmbore, shkallët e tjera të Norvegjisë drejt parajsës ofrojnë një sërë vëzhgimesh të izoluara, peizazhe bregdetare dhe panorama në të gjithë qytetin. Në Midsund, jashtë Molde, shkallët prej guri janë një procesion prej 2200 hapash deri në majën Rørsethornet nga ku do të keni një pamje karuseli të oqeanit dhe malit. Pikat e tjera kryesore në perimetrin e qyteteve norvegjeze janë 1300 shkallët që ngjitin malin Ulriken të Bergenit dhe fluturimi mbi Tromsø në Fjellstua; ndërsa qyteti i Mosjøen është shtëpia e Helgelandstrappa, shkallët më të gjata prej guri të Norvegjisë me 3000 shkallë të skalitura në malësi.

Mesazhi në Norvegji është atëherë i qartë. Këto janë male, shkëmbinj, qytete, qyteza dhe parqe kombëtare që veshin me krenari pamjen e tyre të re. Pra, kur vizitoni vendin, mos shkoni të kërkoni një rrugë alternative. Ruani dhe mbroni zakonet që po eksploroni, mos lini asnjë gjurmë dhe ngjituni me shkallë.

Burimi: BBC. Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë