Ka ndodhur

Shkaktoi vdekjen e 57-vjeçarit, arrestohet autori në Durrës

Një 37-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se ka goditur një shtetas, i cili më pas është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në 23 maj në lagjen Nr.13, Plazh.

Dyshohet se M.A., për motive të dobëta ka goditur shtetasin Z.K.,53 vjeç, banues në Durrës, i cili është rrëzuar në tokë dhe ka pësuar dëmtime.

Ai fillimisht është transportuar në spitalin rajonal dhe më pas është dërguar në për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku më datë 27 maj ka ndërruar jetë.

Policia e Durrësit ka marrë në pyetje edhe familjarët e personit të dëmtuar, të cilët nuk kanë pasur asnjë  pretendim.

Grupi hetimor vijoi hetime më të thelluara duke bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin ditën  e djeshme të autorit të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë