Treg

Shitjet me pakicë u rritën në fund të 2022, hidrokarburet kontribuesit kryesorë

Nga Gazeta 'Si'-Tregtia me pakicë ka pësuar rritje në tremujorin e katërt të vitit të shkuar pavarësisht krizës.

Shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë rritur me 3.9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur me 0.9%.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4.5%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 3.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 4.7%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Sipas INSTAT, volumet e shitjes me pakicë të hidrokarbureve përgjatë vitit të shkuar kanë qenë në tendencë rritëse.

Në tremujorin e parë 2022 ata pësuan rritje vjetore me 4.2%, në tremujorin e dytë me 5.2%, në tretin me 3.9% dhe në të katërtin me 4.7%.

Ndërkohë për muajin shkurt të këtij viti, optimizimi i bizneseve tregtare u rrit me 0.9 pikë përqindje, lidhur me ecurinë aktuale të biznesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë