Lajme

Shitjet e iPhone pësojnë rënie drastike

Shitjet e iPhone të Apple kanë pësuar një rënie prej 17% gjatë tre mujorit të parë të vitit. Lajmi ishte më i zymtë se sa pritej dhe aksionet e Apple shënuan rënie 5 % në tregje, pasi Apple njoftoi se po blinte 75 miliardë më shumë aksione.

Megjithatë, shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook tha se shitjet ishin më të larta në fund të marsit, duke përfshirë edhe Kinën. Kompania kishte paralajmëruar një ngadalësim të shitjeve të iPhone në fillim të këtij viti, veçanërisht në Kinë, ku Apple konkurron me rivalë më të lirë si Huawei Technologies dhe Xiaomi.

Por Cook tha se rishikimi i çmimeve në Kinë, taksat më të ulëta kineze mbi iPhone dhe marrëveshjet e reja tregtare dhe të financimit ndihmuan shitjet të fillojnë të rimëkëmben gjatë këtij tremujori. Ai gjithashtu vlerësoi përmirësimin e kërkesës për produkte si Apple Watch.

Marrëdhënia tregtare, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, është më e mirë. Apple ka ngritur udhëzimet e saj për të ardhurat e tremujorit të tretë në mes të 52.5 miliardë dhe 54.5 miliardë dollarëve. Për tre muaj shitjet totale arritën në 58 miliardë dollarë krahasuar me vlerësimet e analistëve prej 57.3 miliardë dollarësh. Ndërkohë, Apple është duke e riorganizuar veten si një kompani shërbimesh dhe softueri.

"Investitorët po e zhvendosin ngadalë fokusin e tyre nga cikli i iPhone dhe vlerësojnë më shumë kompaninë në bazë të ekosistemit të pajisjeve, softuerëve dhe shërbimeve, por do të duhen disa vjet që kjo të bëhet masive", tha Gene Munster, partneri drejtues i Loup Ventures .

Muajin e kaluar Apple zbuloi një mori shërbimesh të reja të abonimit, Apple TV +, në një event ku morën pjesë Oprah Winfrey, Steven Spielberg, Reese Witherspoon dhe Big Bird. Kompania gjithashtu ka njoftuar Apple Card, një kartë krediti të mbështetur nga Goldman Sachs dhe MasterCard.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë