Libra

Shitje rekord të “Tokës së Premtuar” të Obamës

Në vetëm një muaj janë shitur më shumë se tre milion kopje të librit “Toka e Premtuar” nga ish-Presidenti i SHBA, Barak Obama.

Shtëpia botuese Crown njoftoi se “Toka e Premtuar” kishte arritur 3.3 milion shitje në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, dhe se libri është në rrugën e tij për t’u bërë një nga kujtimet më të shitura të ish-presidentit në kohët moderne.

“Toka e Premtuar”, i pari nga dy vëllimet e planifikuara, diskuton zgjedhjen e Obamës si president në 2008 dhe mandatin e tij të parë.

Data e lëshimit të vazhdimit nuk është njoftuar ende.

Po libri i Michelle?

Mbi 1 milion kopje nga libra “Ëndrrat e babait tim” dhe “Guximi i shpresës”, të shkruara po nga Barack Obama para se të bëhej president, u shitën gjithashtu.

“Jeta ime” nga Bill Clinton, si dhe “Vendimet” nga George W. Bush, janë shitur në 3.5 deri në 4 milion kopje.

Libri “Becoming” (Të bëhesh) nga Michelle Obama, gruaja e Barack Obama, gjithashtu po shitet mirë.

Nga viti 2018 deri më sot, më shumë se 8 milion kopje janë shitur në Amerikën e Veriut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë