Lajme

Shitini IPhone 5, nuk do të keni më internet pa u riprogramuar!

Përdoruesit e të IPhone 5, janë paralajmëruar që të azhornojnë programin e tyre të telefonit përpara kësaj fundjave, në të kundërt nuk do të kenë akses në internet.
Gjiganti i teknologjisë Apple ka deklaruar se përdoruesit që nuk do të shkarkojnë opsionin iOS 10.3.4, nuk do të njoftohen për të rejat e fundit nga bota. Sipas kompanisë, pjesë e programeve që do të dyshohen do të jenë App Store, email, shërbimi i internetit dhe ruajtja e dokumenteve të ndryshme në iCloud.
Përdoruesit e këtij versioni të iPhone janë këshilluar gjithashtu që të përditësojnë programin e tyre në mënyrë që të kenë edhe përcaktimin e saktë të GPS.

Përdoruesit e iPhone 5 kanë marrë mesazhe ditët e fundit që i shpjegon atyre si të përditësojnë sistemin e tyre të telefonit. Softueri mund të përditësohet me anë të telefonit, por pas datës 3 nëntor nuk do të jetë më kjo mundësi dhe përdoruesit duhet të përdorin një program në kompjuter që mund të riformatojë telefonin.
Apple tha që përdoruesit e iPhone 5 duhet të kontrollojnë nëse janë duke ekzekutuar versionin 10.3.4 të softuerit dhe nga ky ndryshim do të preken edhe Iphone 4S, e disa versione më të vjetra të iPad dhe iPad mini të gjeneratës se katërt./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë