Ka ndodhur

Shit-blerje votash, nën hetim edhe një shtetas turk në Vlorë

Dy persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë me akuzën e shit-blerjes së votës.

Policia e Vlorës, thotë se është proceduar penalisht shtetasi 23-vjeçar, Abdullagfur Balikçi, shtetas turk, banues në Vlorë si dhe 24-vjeçari, Jorisild Muçaj, po banues në Vlorë.

Dyshohet se Muçaj, në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi turk për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë