Në sajë të operacionit policor “Siguracioni”, Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Dibra, pasi shiste siguracione makinash.
Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet F. B., 21 vjeç, banues në Dibër.
Siç njofton policia, nga hetimet e kryera rezulton se 21-vjeçari gjatë muajit korrik, në Portin e Barit, Itali, ka falsifikuar 13 siguracione (TPL), në emër të shoqërive të ndryshme sigurimi, për automjetet që hyjnë në Shqipëri.
Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Falsifikimi i letrave me vlerë”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.
Ndërkohë vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.