Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Si rezultat i operacionit të koduar “Rrethi”, në lagjen nr. 13, në Durrës, policia ka vënë në pranga një 48-vjeçar, pasi shiste lëndë narkotike.
Mësohet se i arrestuari është shtetasi K. V., 48 vjeç, banues në Fushë - Krujë, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, drejtuar nga 48-vjeçari u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit ‘Canabis Sativa’.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.