Lajme

Shiste kokainë në pikën e llotos, arrestohet 31-vjeçari në Kavajë

Policia arreston pronarin e një pike bastesh në Kavajë.

Në pranga është vënë shtetasi Erti Kadiu, 31 vjeç, banues në Kavajë.

31-vjeçari akuzohet për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” si dhe për “Organizim të lotarive të palejuara.

Ky person në pikën e tij të llotos ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme, në pikën e llotos së tij u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit kokainë, peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë