Lajme

Shisnin heroinë në lokale, në pranga dy shkodranë

Dy persona janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër ndiqet në gjendje të lirë, pasi akuzohen për shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla.
Gjatë operacionit është sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.
Policia bën me dije se janë vënë në pranga shtetasit me inicialet E. H. 42 vjeç dhe A. P. 46 vjeç, banues në Shkodër.
Ndërkohë, ndiqet në gjendje të lirë shtetasja V. P. 43 vjeç, banuese në Shkodër.
Siç njofton policia, nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike heroinë, në lokalet e qytetit të Shkodrës. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike heroinë, e ndarë në doza, një shumë lekësh dhe dy telefona celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë