Media Galeri

Shira të rrëmbyer në Australi, shpërthen diga, evakuohen banorët

Një valë e motit të keq ka përfshirë qytetin australian të Sidneit. Si pasojë e shirave të rrëmbyer diga e Warragamba shpërtheu, shumë më para nga sa kishin raportuar autoritetet.

Në Camden, në periferi të qytetit, shërbimet e emergjencës shpëtuan nga përmbytjet 29 persona, ndërkohë që me mijëra të tjerë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të emergjencës së krijuar nga moti i keq.

Ministri i Emergjencave, Steph Cooke deklaroi se situata aktuale është shumë e rrezikshme për shkak të përmbytjeve të papritura, çka përbën rrezik për jetën e shumë njerëzve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë