Vende dhe Udhetime

Shijoni këto vende duke udhëtuar me tren

Ka diçka magjike në një udhëtim me tren. Ndonjëherë magjia është brenda trenit ku ju mund të takoni njerëz të  panjohur, mund të hani diçka ose të flini nën tingujt e rrotave të çelikut që ecin në hekurudhë. Ndonjëherë magjia është jashtë, në peizashin e bukur ku treni po kalon, një aventurë, një përvojë, një pasqyrë e një vendi ku ju po kaloni.

Nëse jeni të frymëzuar për të parë botën me tren, ju sugjerojmë disa udhëtime të  veçanta, ku mjafton të merrni trenin për destinacionin që ju dëshironi të arrini, dhe së bashku me magjinë e udhëtimit me tren ju mund të shijoni edhe peizazhet përreth.

Orient Express

Sot treni quhet Venice-Simplon Orient Express dhe është restauruar tërësisht, kjo linj lidh Londrën me Venecian me disa ndryshime të itinerarit, gjithnjë në kërkim të luksit ekskluziv.  Një ndër personazhet që ka shkelur në vagonët e këtij treni është edhe James Bond.

The Chan-Australi

Nëse dëshironi të zbuloni zemrën e vendit, atëherë mund të bëni një udhëtim Adelaide deri në Darvin. Ky udhëtim zgjat rreth dy dytë, dhe përshkruan të gjithë shkretëtirën australiane. Bukuria e vendit  ku kalon treni është mahnitëse. Turistët e pasionuar pas udhëtimeve më tren, duhet të dinë se përgjatë 3 mijë kilometrave që treni përshkruan do të kenë mundësinë të shohin pamje nga më përrallore.

The Reunification Express-Vietnam

Nëse vendosni të udhëtoni me këtë linjë, ju duhet të përgatiteni për një udhëtim prej 1726 kilometra, afërisht rreth dy ditë udhëtim. Treni përshkon rrugën që ndajnë ndajnë Ho Chi Minh City nga kryeqyteti i Vietnamit, Hanoi. Në këtë udhëtim turistët kanë mundësinë të shijojnë udhëtimin mes brigjeve të mrekullueshme dhe qyteteve historike.

 Belmond Grand Hibernian, Irlanda

Belmond Grand Hibernian kalon përmes Europës. Udhëtimi zgjat një javë dhe përshkruan disa nga destinacionet më të njohura të Irlandës si Dublinin, Cork-un, Galway-in dhe Belfastin. Turistët mund të shijojnë atraksionet më popullore të këtij vendi si shkëmbinjtë e Moherit dhe kështjellën e Blarney-it.

Glacier Express, Zvicër

Glacier Express njihet si treni express më i ngadaltë në botë, udhëtimi që përshkruan  rreth 290 km zgjat vetëm 8 orë. Niset që nga St. Moritz dhe mbërrin në Zermatt. Përshkruan alpet zviceriane dhe kalon mbi 300 ura duke ofruar disa nga panoramat më të bukura dhe më marramendëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë