Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi qarkullonte me armë zjarri, i cili rezultonte i dënuar edhe me 15 vite burg për vrasje.
Policia bën me dije se është vënë në pranga shtetasi G. B, 40 vjeç, banues në Shijak.
Siç thuhet në njoftim, në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar automjetin, 40-vjeçari ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur nga policia.
Mbi 40-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip “Benz”.
Ndër të tjera, policia bën me dije se shtetasi në fjalë është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje”, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.