Ka ndodhur

Shifra të larta: 20 humbje jete dhe 916 raste të reja në 24 orë

Shifrat e të infektuarve dhe viktimave në vendin tonë vazhdojnë të jenë të larta. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar sot se 20 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19 ndërsa numri i rasteve të reja të regjistruara është 916.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 625 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Qytetarët që kanë humbur betejën me Covid-19 janë 7 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 56-76 vjeç.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1001 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 11,136 vaksinime antivCOVID. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,007 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 22643
  • Fier 2651
  • Durrës 1673
  • Vlorë 1791
  • Shkodër 1363
  • Gjirokastër 1028
  • Berat 957
  • Korçë 903
  • Elbasan 887
  • Lezhë 846
  • Dibër 371
  • Kukës 353

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë