Rend dhe Ligj

Shfrytëzonte për prostitucion vajza rumune, kapet 37-vjeçari në Vlorë

Një 37-vjeçar nga Vlora i dënuar për disa vepra penale në Itali ka rënë në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për Ergust Dumitru (Bubeqi), i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vjet e 10 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Sipas policisë, 37-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion disa vajza rumune, duke i detyruar ato përmes dhunës që të ushtronin prostitucion në qytetet Montesilvano, Città Sant’Angelo, Silvi dhe Pescara, gjatë periudhës janar-qershor 2007.

Arrestimi provizor është bërë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë