Vende dhe Udhetime

Shfrenojeni imagjinatën, këto janë destinacionet më luksoze të 2020-s

Operatori botëror i turizmit, “Kuoni” ka publikuar listën me 10 destinacionet më të shitura dhe më luksoze për vitin 2020. Njihuni me disa nga ishujt më intrigues në botë, parajsa tropikale dhe metropole marramendëse që duhet t’i vizitoni të paktën një herë në jetë.

Maldivet janë të njohura për përvojat luksoze dhe nuk është çudi që kryesojnë këtë listë. Maldivet mirëpritën mbi 1.5 milionë vizitorë në vitin 2019, me qeverinë që shpreson t’i rrisë numrat e vizitorëve nga e gjithë botën në mbi shtatë milionë deri në vitin 2027.
Në vendin e dytë renditet Bali, i cili u kthye në një destinacion hit këtë verë edhe për shkak të çmimeve të lira dhe shpërthimit të një vullkani, që i bëri përvojat në ishull edhe më "ekzotike".
Tajlanda, e cila renditet në vendin e tretë, krenohet me një sërë karakteristikash kryesore të njohura për pushuesit, qytete të mrekullueshme hotele me pesë yje, plazhe të jashtëzakonshme dhe oqean të ngrohtë.
Ishuj grekë si Rodos, Kosi dhe Korfuzi janë në vendin e gjashtë, duke u kthyer ndër destinacionet kryesore të Mesdheut.
Sri Lanka, në vendin e katërt, preferohet nga turistët për shkëmbinjtë ujorë dhe plazhet mahnitëse.
Pishina pafundësie, horizonte të pafundme, oqeane të qetë dhe plazhe me rërë të bardhë, janë përbërësit kryesorë të ishullit Bawah në Indonezi, që ju mundësojnë një arratisje të paharrueshme.
Afrika e Jugut është në vendin e shtatë, falë përvojave mahnitëse në safari.
Italia është në vendin e tetë, me rajonin juglindor të Puglias që është bërë veçanërisht popullor me udhëtarët për ata që duan të provojnë ushqime fantastike, verëra të mira dhe peizazhe mahnitëse, të puthura nga dielli.
Portugalia është në vendin e nëntë me plazhet e pacenuara, hotelet elegante dhe ushqim dhe verë të mahnitshme në dispozicion gjatë gjithë vitit.
Virgin Atlantic po shton fluturime në Antigua nga qershori i vitit 2020, duke rritur shërbimin e saj nga tre në katër herë në javë, kështu që nuk është çudi që ishulli i Karaibeve tani shihet si një destinacion kryesor luksoz për të vizituar këtë vit.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë