Njerez

Shfaqi probleme shëndetësore, Eva Buzo ndërpret notimin

Eva Buzo ka shfaqur probleme disa orë pas nisjes së sfidës për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës. Buzo për disa orë pritej të përfundonte misionin e saj. Por, gjatë rrugës ajo ka shfaqur problemet e para si probleme në të folur dhe sasi të tepërt kripe në trup. Gjithashtu atletja shqiptare është djegur edhe nga një kandil deti por vendosi të vijojë rrugëtimin e saj pavarësisht se mjekët i kanë kërkuar të ndërpresë sfidën.

Gjithsesi, Buzo nuk mundi të përfundonte sfidën pas problemeve shëndetësore që ka shfaqur në ujë. Tani ajo ndodhet në reanimacionin e spitalit të Vlorës në kujdesin e mjekëve.

35-vjecarja jeton në Itali ku dhe ushtron profesionin e saj si avokate. Mëngjesin e të enjtes ajo nisi rrugëtimin historik, duke notuar nga Otranto në Vlorë, një rrugëtim që pritej të zgjaste deri në 40 orë. Buzos i duheshin edhe 10 km për të arritur në destinacion.

Ajo shoqërohej në këtë sfidë nga tre varka dhe një staf teknik prej 12 personash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë