Rend dhe Ligj

“Shëtitësi”, prangoset 18-vjeçari që kishte terrorizuar plazhin e Golemit

5 vjedhje marketesh të ndodhura gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit janë zbardhur dhe kanë çuar në pranga një 18-vjeçar.

I riu me inicialet A. L që u vu në pranga, ishte i dënuar më parë për vjedhje dhe akuzohet për 5 raste të vjedhjes së marketeve dhe minimarketeve në zonën e plazhit të Golemit në Kavajë.

Sipas njoftimit të ‘uniformave blu’, shtetasi A. L., banues në Shijak, ka vjedhur në 4 markete dhe në 1 minimarket, vlera monetare, mallra ushqimorë dhe pije alkoolike e freskuese për gjatë 2 muajve të fundit.

Materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë