Pas zbardhjes së 4 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Kavajës, Policia ka rënë në gjurmët e një 29-vjeçari, i cili ishte kthyer në tmerr për gjithë zonën, por ia kishte dalë që deri më tani të shpëtonte paq.
Nga qytetarët e Kavajës kishte pasur disa sinjalizime për vjedhjeve të orendive dhe grabitje të sendeve me vlerë në shtëpitë e tyre.
Pas një punë kërkimore u arrit që të vihet në pranga B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël Kavajë, i cili akuzohet se kryente prej disa kohësh vjedhje në banesa, kur pronarët ishin jashtë.
29-vjeçari në këtë kohë ka arritur të grabisë vlera të mëdha monetare, bizhuteri dhe orendi të ndryshme shtëpiake të cilat më pas i shiste në tregun e zi.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.