Ka ndodhur

Sherri në Rrogozhinë, 3 të arrestuar, 1 në kërkim

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka vendosur në pranga 12 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Ndër të arrestuarit janë dhe shtetasit Ervin Juba 27 vjeç, Jurgen Juba 24 vjeç dhe Klajdi Lluca 22 vjeç si dhe është shpallur në kërkim shtetasi A. J., 29 vjeç.

Këta të rinj u përfshinë në konflikt ditën e djeshme në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë, ku gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, fillimisht me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri, mbetën të lënduar Klajdi Lluca dhe Ervin Juba, si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi J. J.

Të plagosurit aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë