Rend dhe Ligj

Sherri me thika e sëpata midis dy familjeve në Berat, arrestohet autori

Një konflikt mes dy familjeve Zana dhe Alibeaj në qytetin e Beratit, për shkak të mbjelljes së disa rrënjëve ullinj në pjesën e jashtme të murit rrethues nga ana e djalit të familjes së parë ka përfunduar me përdorimin e thikave, e për pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur, një prej tyre më rëndë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.Dh., 52 vjeç banues në Berat, i cili ka plagosur rëndë njërin prej tyre, si dhe u proceduan shtetasit G.A., 46 vjeç, E.A., 44 vjeç, dhe M.Dh., 38 vjeçe .

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat  penale  për shtetasin K.Dh "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Plagosje e lehtë në bashkëpunim", e ndërsa i plagosuri me thikë A.A., është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Por si nisi ngjarja?

Djali i familjes Alibeaj ishte duke mbjellë disa pemë ullinj në pjesën e jashtme të rrethimit me mur të dy komshinjve kur komshiu i tij, Viktror Dhana i ka kërkuar llogari për mbjelljen në tokën e përbashkët, duke e urdhëruar të mos vazhdojë më tej me këtë punë. Pasi kanë filluar të zihen verballisht Viktor Dhana ka marrë thikën dhe ka goditur disa herë në trup komshiun e tij Erjon Alibeaj. Pas kësaj persona të tjerë nga të dyja familjet Dhana dhe Alibeaj,kanë dalë nga banesat dhe janë përfshirë në sherr me njeri-tjetrin duke u gjuajtur me sëpata e hunj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë