2 të arrestuar dhe 14 persona janë vendosur nën hetim nga policia pas sherrit të ndodhur pasditen e djeshme në Elbasan gjatë derbit Partizani-Tirana.
Nga sherri i djeshëm mbetën të plagosur me sende të forta 3 persona.
Të arrestuar janë Stiven Vojka 28 vjeç dhe Kevin Beqiraj 19 vjeç banues në Tiranë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit S. V., 28 vjeç dhe K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë”, thotë policia.
Si pasojë e sherrit me sende të forta është dëmtuar dhe lokali në pronësi të Astrit Mahmutaj.
“Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’, bulevardi ‘Aqif Pasha’, Elbasan, këta shtetas, si tifozë të ekipeve të futbollit Tirana dhe Partizani janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, dhe për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është dëmtuar me sende të forta (gurë) një lokal në pronësi të shtetasit A. M”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës përfundoi 1-0.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.