Ka ndodhur

Sherre dhe debate, pezull numërimi në Rrogozhinë dhe Delvinë

Gjatë numërimit të votave në qendrën e numërimit në Delvinë dhe Rrogozhinë ka patur incidente që kanë penguar mbarëvajtjen e procesit.

Në Delvinë debatet e zhurmshme midis personave të angazhuar në numërim kanë nisur brenda hapësirës së qendrës së numërimit dhe më pas jashtë ambjenteve.

Disa nga personat e përfshirë në debat ishin njerëz me autorizime të falsifikuara.

Në Rrogozhinë konflikti ka përshkallëzuar fizikisht dhe është ndaluar me ndërhyrjen e policisë dhe vendosjen e shiritave të kuq. Shkak për sherrin mësohet të jetë procesi zgjedhor dhe personat ishin mbështetës të PS-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë