Futboll

Sherr pas ndeshjes mes Tiranës dhe Vllaznisë, tifozët përplasen fizikisht në Reps

Gazeta Si – Në stadiumin e Kukësit, ku u luajt sot ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës, nuk pati trazira mes tifozëve. Ato ndodhën më pas, kur dy tifozëritë po ktheheshin nga Kukësi dhe u përplasën në Reps.

Nga informacionet e para mësohet se tifozët e Vllaznisë kanë sulmuar ata të Tiranës në një vend pushimi. Ata zbritën nga autobusi dhe nisën të fyenin me fjalë tifozët kryeqytetas, më pas situata degjeneroi në dhunë fizike. Nga hedhja e sendeve të forta janë plagosur 5 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Rrëshenit.

Tifozët e Tiranës dhe ata të Vllaznisë kanë pasur shpesh përplasje vitet e fundit. Ndeshja e sotme u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë