Një sherr për motive të dobëta ka çuar në plagosjen e një 16-vjeçari në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi orës 11:19, në rrugën “Bedri Karapici”.
Policia thotë se është goditur me sende të forta shtetasi me inicialet M. S.
16-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 19.01.2021, rreth orës 11:19, në rrugën ‘Bedri Karapici’, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi K.Ç., ka goditur me sende të forta shtetasin e mitur me iniciale M. S., 16 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmën mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Aktualisht po punohet për shoqërimin e shtetasit me inicialet K.Ç, dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.