Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Durrësit. Një person ka mbetur i vrarë pas një konflikti. Mësohet që ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18 të qytetit. Viktima është Feriz bardhi, rreth 40 vjeç.
Ai është qëlluar nga disa persona sapo doli nga dera e shtëpisë. Ata thuhet se e kishin pritur para banesës për t’u sqaruar.
Policia është njoftuar për ngjarjen, ndërsa 40 vjeçari është dërguar i plagosur në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.