Rend dhe Ligj

Sherr në Kodër Kamëz me thikë, plagoset rëndë një person

Një sherr me thika mes dy personave ka ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme në Kodër Kamëz. Si pasojë është plagosur rëndë njëri prej tyre.

68-vjeçari J. V. mësohet nga policia, të ketë shkuar rreth orës 01:15 në banesën e 56-vjeçarit F. L. dhe pas konfliktit me të, e ka plagosur rëndë me thikë.

Menjëherë pas ngjarjes është njoftuar policia, e cila ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar përshkallëzimin e sherrit dhe arrestuar autorin e plagosjes.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte shkuar në një banesë në Kodër Kamëz dhe kishte plagosur rëndë me thikë të zotin e banesës menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” “shtetasin J. V., 68 vjeç banues në Kodër Kamëz.

Shtetasi F.L, pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë