Ka ndodhur

Sherr në Kamëz, babë e bir plagosin me thikë një person

Babë e bir janë përfshirë në një konflikt me një person të enjten, duke arritur ta plagosin me thikë. Policia thotë se shtetasi me iniciale J.V., është dërguar menjëherë në spital, ku po merr edhe trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, në rrugën “Paqësori”, ndërsa babë e bir janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë