Lajme

Sherr natën në lokal, plagoset vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Bulqizës, ku ka mbetur i lënduar një 41-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40 në ambientet e një lokali.
Siç njofton policia, gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi Vangjel Alla, 41 vjeç, banues në Bulqizë. Vangjel Alla është vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.
Ai ndodhet aktualisht në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspertë të Policisë ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I. D, 31 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent kriminal), i cili është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin D. S. 24 vjeç.
Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë