Ka ndodhur

Sherr mes tre grave në një qendër estetike në Tiranë

Një trajtim në një qendër estetike është kthyer në një sherr banal midis tre grave në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në bulevardin “Bajram Curri”, ky dy gra, të moshave respektivisht 39 dhe 35 vjeçe, kanë goditur me mjete të forta një 33-vjeçare.

Policia bën me dije, se shtetaset I.Gj., 39 vjeçe dhe A.D., 35, janë shpallur në kërkim, pasi kanë goditur shtetasen L.Rr., 33 vjeçe.

Policia nuk sqaron arsyen e konfliktit, ndërkohë që materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë