Lajme

Sherr mes të rinjve në Yzberisht, 20-vjeçari plagoset në këmbë

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në Yzberisht, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 17:40, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit, ku është plagosur me armë zjarri një i ri rreth 20 vjeç.

Mësohet se kanë qenë dy të rini, të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri ka mbetur i plagosur në këmbë.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit, ndërsa policia konfirmon se ka arritur të identifikojë autorin. Ai është transportuar menjeherë për në Spitalin e Traumës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë